Templates by BIGtheme NET

Sulmohen dy shqiptarë në Novi Pazar, Haradinaj: Lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka denoncuar sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Pazar në Serbi duke e cilësuar një akt dhune larg vlerave evropiane që dëshmon se lëvizja e lirë në atë vend nuk është e garantuar.

Haradinaj ka kërkuar ndëshkimin e dhunuesve dhe vënien para drejtësisë të tyre.

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor”- shkruan Haradinaj në Facebook.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto