Templates by BIGtheme NET

Nikki Haley largohet si ambasadore e SHBA-së në OKB, jep dorëheqjen

Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj.  Kjo dorëheqje është pranuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ata u takuan në Zyrën Ovale dhe bënë komente për gazetarët.

Presidenti Trump tha se zonja Haley kishte shprehur dëshirën për t’u larguar rreth 6 muaj më parë dhe shtoi se ajo do të shkëputet në fund të këtij viti.

Presidenti Trump tha se zonja Haley ka qenë “mjaft e veçantë” për të dhe ka bërë “një punë fantastike.”

Ambasadorja Haley tha se nuk dëshironte të thoshte se me se do të merrej pasi të largohej nga detyra në OKB si dhe nuk ka ndërmend të kandidojë në garën e ardhshme presidenciale.

Largmin e saj ajo cilsësoi: “Ndonjëherë është mirë të largohesh për t’u hapur rrugën të tjerëve”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto