Templates by BIGtheme NET

Basha: Mata në Gjermani me Tahirin, në Bllok pazare kokaine

“Saimir Tahiri ishte në Gjermani me Ervin Matën që u përfshi në përplasjen me armë”, deklaroi sot Lulzim Basha.

Kjo deklaratë e fortë bëhet vetëm pak ditë pas përplasjes me armë në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata dhe Ervis Martinaj.

“E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në përplasjen kriminale. E ku ka ndodhur kjo? Në një lokal të preferuar të Arben Ahmetajt!”, rrëfen Basha, duke sqaruar kontekstin kur ka ndodhur udhëtimi.

Sipas Bashës, udhëtimi i të dyve ka ndodhur kur Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë, në periudhën pasi iu bllokua pasaporta, që më pas iu rikthye.

Basha tha se arsyeja e përplasjes në ish-Bllok ka në thelb pazaret e kokainës, duke shtuar se kanë indicie të tjera që po i verifikojnë.

“Ngjarja në bllok u paraqit si banale për një këngëtare. E vërteta u shpalos vetëm ditën e djeshme, kemi të bëjmë me një përplasje të fuqishme mes klaneve të drogës. Kemi më shumë indicie se sa kaq, por duhet t’i verifikojmë, jemi në proces. Bëhet fjalë për pazare kokaine.”

Tirana u trondit para 4 ditësh nga një përplasje me armë në zonën më të frekuentuar të saj, te ish-Blloku.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:50, brenda mjediseve të lokalit “Monopol”, në pronësi të Redi Popeskut.

Edhe pse një ngjarje tejet e rëndë në zemër të kryeqytetit, në një nga oraret me më shumë lëvizje, njoftimi i policisë ishte pa shumë të dhëna, sado që njëri prej personazheve që u plagos, Ervis Martinaj, që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit, është një nga emrat më të njohur për policinë. Viktimë në përplasjen me armë mbeti Fabiol Gaxha, kurse i plagosuri tjetër është Eljon Hato.

Për policinë, i dyshuari kryesor i krimit është truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Marvjol Bilo.

Nga kronologjia e ngjarjes mësohet se Mervjol Bilo, Fabian Allushi dhe Ervin Mata tashmë të shpallur në kërkim, u implikuan në ngjarjen e rëndë. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto