Templates by BIGtheme NET

Dorëheqja e Haley si ambasadore në OKB, Trump propozon vajzën e tij Ivanka

Presidenti Donald Trump thotë se nuk ka askush më të kualifikuar “në botë” për t’u bërë ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kombet e Bashkuara se vajza e tij Ivanka.

Duke folur për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ai e përshkroi 36-vjeçaren si “dinamit”.

Kjo vjen pasi të martën në mëngjes Nikki Haley njoftoi se do të japë dorëheqjen nga roli dhe do të largohet nga administrata deri në fund të vitit 2018.

Ndërsa diskutuan zëvendësimet e mundshme të martën pasdite, presidenti pranoi se do të “akuzohej për nepotizëm” nëse ai zgjodhte vajzën e tij për rolin.

Por ai ishte gjithsesi entuziast për përshtatshmërinë e saj të mundshme për rolin, duke thënë: “E kam dëgjuar Ivanka, sa e mirë do të ishte Ivanka?

Nuk ka të bëjë fare me nepotizmin, por njerëzit që e njohin e dinë se Ivanka do të jetë dinamit. Unë do të akuzohem për nepotizëm edhe nëse nuk ka njeri më kompetent në botë“- u shpreh Trump.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto