Templates by BIGtheme NET

Futbollistët e kombëtares ruse rrahin zytarin e Ministrisë në kafe (Video)

Futbollistët e kombëtares ruse të futbollit, Aleksandër Kokorin dhe Pavel Mamaev po përballen me akuza penale për një sulm të dyshuar ndaj një nëpunësi civil në një kafene në Moskë.

Ministria e Brendshme ruse konfirmoi se po heton incidentin në të cilin dyshja thuhet se ka sulmuar zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë, Denis Pak të hënën, pasi ai thuhet se u ankua për sjelljen e dy futbollistëve dhe një grupi shokësh.

Një video e postuar në mediat sociale tregon lojtarin e Zenitit, Kokorin dhe mesfushorin e Krasnodarit, Mamaev, teksa sulmojnë Pak, i cili më pas është dërguar për trajtim në spital.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto