Templates by BIGtheme NET

George Bush çon vajzën drejt altarit, foto nga dasma me vetëm 20 të ftuar

Ish-presidenti amerikan George W. Bush çon drejt altarit vajzën e tij, Barbara, për të kurorëzuar lidhjen e saj me skenaristin Craig Coyne.

“People” sjell fotot ekskluzive nga dasma, në të cilat shfaqen ish-zonja e parë Laura Bush, motra binjake e nuses, Jenna, në dasmën me vetëm 20 anëtarë të familjes.

Dasma sekrete u realizua të shtunën në një kopësht me pamje nga oqeani, në Kennebunkport, Maine.

“Një ceremoni e shkurtër dhe e ëmbël”, tha Barbara për “People”.

Në ceremoni  ishte edhe ish-presidenti George H.W.Bush, gjyshi i nuses, 94 vjeç. Shoqërueset e nuses ishin mbesat e saj, Margaret dhe Poppy.

Gjyshja e nuses, ish-zonja e parë Barbara Bush ndërroi jetë në prill në moshën 92-vjeçare.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto