Templates by BIGtheme NET

Kim Jong un fton Papa Françeskun në vendin e tij

Kim Jong un, lideri i Koresë së Veriut ka ftuar Papa Françeskun të vizitojë vendin e tij. Lajmi është njoftuar nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut, sipas të cilës, ftesa për të vizituar Penianin do t’i dorëzohet Papës nga Presidenti Moon Jae-in, i cili do të jetë në Vatikan javën e ardhshme, në kuadër të një udhëtimi të tij në Evropë.

Kjo nuk është hera e parë që një Papë ftohet në Korenë e Veriut. “Gjatë takimit me Papa Françeskun, Presidenti Moon Jae-in do t’i dorëzojë atij mesazhin nga Presidenti Kim Jong-un, që Ati i Shenjtë do të ishte i mirëpritur në Penian”, tha zëdhënësi i Moon.

 Në vitin 2000, babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il, ftoi Papa Gjon Palin II në një vizitë në Korenë e Veriut, pasi Papa ishte shprehur se do të ishte një mrekulli nëse ai do të mund të shkonte atje.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto