Templates by BIGtheme NET

Përdhunimi dhe vrasja e gazetares investigative në Bullgari, arrestohet një rumun

Një person i dyshuar se ka lidhje me vrasjen e një gazetareje hulumtuese bullgare është arrestuar, raporton “Reuters” duke cituar një burim qeveritar të lidhur me hetimin.

I burgosuri thuhet se mban nënshtetësinë rumune si dhe një pasaportë moldave, sipas raporteve të pakonfirmuara në mediat bullgare.

Reporterja televizive bullgare, Victoria Marinova, u përdhunua dhe u vra brutalisht në Ruse, në veri të Bullgarisë, javën e kaluar. Raporti i fundit i gazetares 30-vjeçare përfshinte korrupsionin në projektet e financuara nga BE-ja.

Sipas mediave bullgare, vdekja e Marinovës ka lidhje me punën e saj dhe përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave ka bërë thirrje për autoritetet bullgare që “të përcaktojnë shpejt” arsyet pas sulmit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto