Templates by BIGtheme NET

Policia transferimin e Ervis Martinajt në spitalin e burgut, mjekët nuk e lejojnë

Policia e burgjeve ka shkuar në spitalin ku qëndron i shtruar Ervis Martinaj, i plagosuri para disa ditëve në ish-bllok nga përplasja me armë.

Sipas News 24 policia e burgut ka shkuar për të marrë Ervis Martinajn dhe për ta transportuar atë në spitalin e burgut por mjekët e spitalit ku po qëndron i plagosur nuk kanë lejuar transportimin e tij. Është dashur ndërhyrja e avokatit të të pandehurit që të sqarohet situata.

Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin” – raportoi gazetarja Dorjana Bezat në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto