Templates by BIGtheme NET

U akuzua se u vesh si kolonizatore në Afrikë, si reagoi Melania Trump

Melania Trump së fundmi është komentuar shumë në media në lidhje me veshjen e saj që ka bërë gjatë vizitës në Afrikë. 

Melania Trump-in e akuzuan si kolonizatore. Sigurisht kishte dhe njerëz që e mbronin zonjën e parë, duke thënë se tashmë kontinenti ka ndryshuar mentalitetin dhe se ky stil veshje përdoret nga të gjithë kur vizitojnë natyrën e egër apo kafshët në safari.

Melania vetë, pasi zgjodhi të mos e ndryshonte veshjen e saj kur vizitoi Ghana-n, Malawi-n dhe Kenya-n, gjatë një ndalese në Egjipt u shpreh për gazetarët “Ky ishte një udhëhtim i mrekullueshëm. Dua të flas se si shkoi vizita ime në këto vende dhe jo për veshjen time. E rëndësishme është çfarë po bëjmë me ndihmat që vijnë nga SHBA dhe çfarë bëj unë me fushatat që kam nisur dhe këtë do doja të bënin dhe njerëzit, jo të fokusoheshin në atë çfarë zgjedh”.

Por ajo që u vur re tjetër është se zonja e parë e SHBA-së veshi një xhup ku në të thuhej: “Mua nuk më intereson, po ju?” dhe fjalën e kishte për thashethemet. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto