Templates by BIGtheme NET

Luiza Gega reagon për incidentin në Maratonën e Tiranës: Më vjen keq për kolegen, por realiteti ishte ky

Luiza Gega ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Maratonën e Tiranës, ku fillimisht u pretendua që vendin e parë në kategorinë e femrave për 21 kilometra, e kishte fituar atletja nga Kenia, Agnes Chebet, por në fund iu dha atletes shqiptare.

Sipas Gegës, edhe pse atletja nga Kenia arriti e para në finish, ishte Gega që e kishte mbyllur garën në më pak kohë, pasi ishte nisur më vonë. NË një prononcim për ‘Ora News’, Gega tha se gjithçka ishte e verifikueshme nga çipi me të cilin ishin pajisur garuesit.

“Më vjen keq që emri im lakohet për një incident të tillë. Çipi që ne kishim përcakton se kush kishte kohën më të shpejtë dhe e meritoi vendin e parë.

Më vjen keq për kolegen sepse ai krijoi përshtypjen se ishte e para, por realiteti nuk ishte ky. Mediat vijuan menjëherë të ndjellin vrer ndaj meje por kur unë dola kampione e mesdheut askush nuk zhvilloi një intervistë të zgjeruar për të më pyetur se si e arrita këtë sukses, në një moment që nuk kishim kushte për t’u stërvitur.

Kisha dy muaj që stërvitesha për këtë aktivitet edhe pse ky është një trofe i parëndësishëm për mua. Kjo ishte një gafë që nuk duhej të ndodhte. Në këtë histori e dëmtuar mbeta unë.”, tha Gega.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto