Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Si i shkrumboi makinën 46-vjeçari drejtoreshës së Qendrës Sociale


Disa ditë pas djegies së makinës së Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, është arrestuar autori i ngjarjes. Në prangat e policisë ka rënë-Alket Rumano, 46 vjeç.

DETAJE:

 Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin. Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intesive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin : – Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *