Vendosni fjalën kyçe....

“Mos e dekreto ‘ligjin special’ “, nesër marshim para Presidencës për teatrin


Ditën e nesërme do të zhvillohet një marshim drejt Presidencës në lidhje me ligjin e teatrit. Qytetarë, përfaqësuese të Shoqërisë Civile, artistët do të marshojnë nesër për të kërkuar që të mos shembet godina e Teatrit Kombëtar.

“Të enjten marshojmë drejt Presidencës, për t’i kërkuar Presidentit të rikthejë edhe një herë versionin e ri të “ligjit special” si anti-kushtetues e kundra parimeve të ndërtimit të shtetit.”, kjo është thirrja që qytetarët bëjnë. Ky marshim do të nisë nesër në orën 18:00 dhe grumbullimi i njerzve do të bëhet te sheshi i teatrit. 

Duhet të themi se Rama e kaloi në kucvend shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Artistët çdo ditë janë duke vijuar me protestën e tyre. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *