Templates by BIGtheme NET

Mustafa Nano s’e mban dot gojën, fjalor të pistë me Salianjin në televizion (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar, deputeti demokrat publikoi një video të Fredi Alizotit, i cili dëshmon se drejtori i Policisë, Ardi Veliu e ka marrë në makinë dhe i ka ofruar lekë që të kalonte në anën e tyre, lidhur me audiopërgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Mirëpo analisti Mustafa Nano ka shpërthyer në tone të ashpra kundër Salianjit, duke mos u kujdesur për fjalorin pavarësisht se ishte në television.

 “Ça është kjo? Çfarë provon kjo? O idiot. O ko*e kandari po të përdorin, do shkosh në burg”, tha Nano ndërkohë që moderator Blendi Fevziu u detyrua të bënte vërejtje.

Sipas Salianjit, fjalori fyes i përdorur ndaj tij ishte thjesht një mënyrë e analistit për të tërhequr vëmendjen nga videoja.

Në videon e  publikuar nga Salianji, shfaqet Fredi Alizoti, i cili tregon se si Ardi Veliu e merr në makinë, ku së bashku me Taulant Ballën,  i ofrojnë lek për t’u ofruar si aktor.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto