Templates by BIGtheme NET

Pacolli sqaron takimin e shumëkomentuar me Trump: Më shtyu një polic

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli, ka sqaruar shtrëngimin e tij të duarve me presidentin amerikan Donald Trump, aq shumë të komentuar.

Pacolli thotë se ishte një polic që e sinjalizoi dhe e shtyu të nisej drejt Trump ndërsa ka rrëfyer se presidentin amerikan e njihte që prej vitit 1997.

“Në New York e kam takuar në 1997, në 87-n e kam takuar në Moskë. Atëherë kemi biseduar gjatë, shumë gjatë por ishte një biznesmen atëherë dhe sigurisht se po ta dija që do të bëhet president atëherë do të investoja në miqësinë me të. Ai bën me dorë dhe bën me drejtim dhe në një moment një polic që ishte afër ma qet dorën në shpinë, më shtyn drejt tij edhe ja jepi derën. Nëse nuk do të ekzistonte një sinjal që ai nuk do ta jep dorën, ti nuk mund ta bësh. Vetë polici ma hap kordonin, më udhëzon për më shku e me ja zgjat dorën”, shpjegoi Pacolli në KTV.

Gjatë vizitës së Pacollit në New York, një video qarkulloi ku ministri i Jashtëm kosovar vrapon për të shtrënguar duart me Trump, pasi një gazetar i thoshte “Jepja dorën Trumpit”.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto