Vendosni fjalën kyçe....

Pasi dështuan me dëshmitarin kyç, mediet afër Ramës i turren Alizotit


Pasi dështuan me Fredi Alizotin si dëshmitar kyç, mediat proqeveritare janë turrur këtij të fundit duke i nxjerrë të palarat. 

Së fundmi dy media shumë pranë Ramës janë përpjekur të tregojnë nga e kaluara e Alizotit. “Shqiptarja.com”, “Report Tv” e Carlo Bollinos, po kështu edhe “Alpe News” e Alfred Pezës kanë publikuar  një shkrim, ku thuhet se Alizoti ka qenë i dënuar më parë për vjedhjen e dy televizorëve.

Nuk kanë hezituar ta renditin ndër lajmet kryesore dhe ta cilësojnë atë si kunatin e Albert Veliut, (dëshmitarit X )dhe si person me precedent të mëparshëm penal. 

“Kunati i Albert Veliut (Babalja) Fredi Alizoti që ka pranuar rolin e ‘aktorit’ në imitimin e zërit të Agron Xhafajt rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje. Bazuar të dosja e plotë që e dërgoi në burg, Alizoti theu xhamat e pikës së karburantit duke marrë dy televizorët, por tentativa për t’u fshehur dështoi, pasi u arrestua. Por ky nuk është dënimi i vetëm për Alizotin, pasi ai ka deklaruar në videon e publikuar nga PD se ka bërë edhe 14 vite të tjera burg, por mbeten të paqarta rrethanat.”, shkruan “Shqiptarja.com”.  Kjo gjë theksohet edhe në portalin “Alpe News”. 

Dje ai që pretendohej nga Prokuroria si dëshmitari kyç në zbardhjen e së vërtetës për audiopërgjimin e Agron Xhafajt ka ndryshuar qëndrim 180 gradë.

Në një përgjim të ri ai ka deklaruar se nuk janë ekponentët e PD-së që kanë dashur ta joshin me lekë, por në makinë e ka marrë Ardi Veliu (Drejtori i Policisë) dhe i ka dhënë kafe Taulant Balla./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *