Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi dhe vrasja e gazetares bullgare, autori i dyshuar kapet në Gjermani


Një i dyshuar i lidhur me vrasjen e gazetares hulumtuese bullgare, Victoria Marinova, është arrestuar në Gjermani. Hetimi paraprak tregon se ishte një sulm “përdhunimi” spontan, sipas Kryeprokurorit.

Një i ri, rreth të 20-ave u arrestua pasi testet e ADN-së dhe prova të tjera e lidhën atë me krimin e frikshëm, sipas ministrit të Brendshëm të Bullgarisë, Mlladen Marinov.

Ai e identifikoi autorin e dyshuar si Severin Krasimov, i cili jetonte jo shumë larg vendit të ngjarjes. I dyshuari arriti të ikë në Gjermani përpara se të kapej atje, sipas mediave lokale.

Nëse gjendet fajtor, autori mund të përballet nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Trupi i gazetares Victoria Marinova, u gjet javën e kaluar në një rrugë në qytetin Ruse, në kufirin me Rumaninë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *