Vendosni fjalën kyçe....

Rama presion portaleve: Legalizohuni, uroj të lexoni këtë mesazh para të hënës


Kryeministri Edi Rama pas paralajmërimit të disa ditëve më parë për krijimin e një pakete “Anti Shpifje” mbrëmjen e sotme duket se ka zbuluar pikën e parë duke paraljmëruar median online.

Në një postim në Twitter, Rama kërkon legalizimin e portaleve online para ditës së hënë.

Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”- shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *