Templates by BIGtheme NET

Raste të shumta por kombëtarja merr vetëm një barazim me Jordaninë

Shqipëria nuk ka arritur të fitojë në miqësoren ndaj modestëve të Jordanisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Të besuarit e Panuccit barazuan pa gola në duelin e luajtur në “Elbasan Arena”, ndërsa kuqezinjtë nuk shfrytëzuan siç duhet rastet e shumta.

Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë prapë filloi me një dominim të lehtë të Shqipërisë.

Manaj nuk arriti që të shënoi nga goditja e lirë, e në ndeshje nuk pati impak as inkuadrimi i Bakajt.

Panucci bëri gjashtë zëvendësime në pjesën e dytë por prapë ata nuk e patën impaktin e duhur në këtë ndeshje.

Ndërkohë, Jordania krejt çka bëri ishin disa kundërsulme të cilat nuk arriti që ti konkretizoi në gol.

10 minutat e fundit u dominuan nga Shqipëria dhe në minutën e 84’të u godit edhe shtylla.

Megjithatë edhe pse pati 5 minuta shtesë, në fund rezultati përfundoi 0-0, madje në minutën e 4 shtesë Shqipëria ishte afër për të shënuar golin e parë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto