Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Video nuk është e montuar, e kam publikuar siç e kam marrë


Deputeti i Partisë Demokratike i cili ditën e djeshme publikoi video-dëshminë nga Fredi Alizoti i cili deklaron me zë dhe figurë se është shantazhuar nga policia, ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” se është një material i pamontuar nga ai vetë dhe se e ka paraqitur ashtu siç është marrë.

“Materiali është publikuar siç e kam marrë. USB-në që kam publikuar materialin video në emision e kam dërguar në prokurori me shkresë të kërkuar nga oficerët e policisë gjyqësore“- u shpreh Salianji.

Më tej deputeti i PD-së, ka deklaruar se Rama ka ngritur një task-forcë e cila po mbron prokuroinë për të hequr akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij Agrom Xhafaj i implikuar në audio-përgjimin Albert Veliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *