Vendosni fjalën kyçe....

23-vjeçari në Bulqizë plagos me thikë bashkëmoshatarin


Policia ka arrestuar një të ri në Bulqizë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku një 23-vjeçar nga Kamza me inicialet A.M, goditi me thikë në këmbë një 22-vjeçar me inicialet D.L.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. M., 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D. L., 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet  89 dhe 279, të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *