Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Albert Veliut, reagon avokati: Nuk do ekstradohet, i është pranuar azili në Kosovë


Për arrestimin e Albert Veliut në Kosovë ka reagruar avokati i tij, Tomë Gashi. Ai është shprehur se klineti i tijpretendon se  jeta e tij  eshte e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri. 

“Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove.”, shprehet avokati. 

Reagimi:

Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu i njohur si BABALJA shtetas i Shqiperise.

Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij i eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.

Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *