Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Kosovë Albert Veliu, në kërkim për audiopërgjimin e Xhafajt


Në Kosovë është arrestuar nga policia Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X” në audiopërgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajt.  Ai është arrestuar nga autoritetet kosovare për llogari të shtetit shqiptar. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Veliajn për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ai dëshmoi në prokurori se kishte folur në telefon me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili aktualisht ndodhet në Itali, ku vuan dënimin në burg. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shfajësuar në lidhje sesi e ka hetuar deri më tani çështjen e Agron Xhafajt.

Në lidhje me përgjimin e fundit të Fredi Alizotit tha asnjë fjalë, nëse ka nisur apo jo një hetim për këtë audiopërgjimin. Prokuroria ka treguar sipas saj kronologjinë e ngjarjes së dëshmisë së Alizotit por nuk deklaruar asgjë se çfarë do të bëhet me këtë video të re.

Për këtë audipërgjim   për ‘kallzim të rremë’ akuzohet edhe gazetari Jetmir Olldashi për të cilin Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje . Ky i fundit bëri intevistën që u publikua nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji./Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *