Templates by BIGtheme NET

AUDIOPËRGJIMI/ Si u zgjodh Osmani për çështjen e Xhafajt, Prela shmangu ligjin

Padyshim çështja e audiopërgjimit të Agron Xhafajt, ka trazuar politikën dhe median shqiptare prej disa muajsh tashmë.

Por pavarësisht përmasave dhe rëndësisë së çështjes, mënyra se si është ngritur grupi i hetimit, lë për të dëshiruar. Fillimisht çështja u trajtua nga Prokuroria e Tiranës, për të kaluar më tej në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Deputeti i Partisë Demokatike mbrëmjen e kaluar, deklaroi se prokurori i çështjes Gentian Osmani është caktuar për këtë dosje me urdhër të Donika Prelës. Deklaratë të cilën e mbështeti në dokumentet e prokurorisë.

Pas hedhjes së shortit, fillimisht është caktuar prokurorja Pranvera Pustina, e cila ka refuzuar të hetojë çështjen për shkak se rezultonte në konflikt interesi.

Pustina ka deklaruar se bashkëshorti i saj, njeh vajzën e ministrit të Brendshëm Fatmir xhafaj dhe për këtë shkak, nuk mund të drejtojë ajo hetimet.

Shorti zgjodhi më pas një tjetër prokuror, Përparim Kullurin. Mirëpo detyra nuk iu caktua atij. Kulluri u shmang nga lista dhe Gentian Osmani u caktua pa short nga Drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda,  Donika Prela.

 “Prokurori tjetër me short është Përparim Kulluri. Gentian Osmani është vendosur me urdhër të Donika Prelës. Është caktuar pa short nga Prokuroria, ka bërë gjithë veprimet hetimore”, deklaroi Ervin salianji në studion e emisionit ‘Opinion’.

Në të njëjtin përfundim del edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila tha: Osmani është vendosur dy javë pas nisjes së hetimeve.

Gazetarja thotë se edhe kryerja e hetimeve pikërisht nga punonjësit e policisë, nuk është korrekte, për shkak se janë në konflikt interesi duke qenë se janë të drejtuar nga ministri Fatmir Xhafaj.

Është e vërtetë që unë personalisht jam e dyzyar nëse duhet ta besoj tërësisht Prokurorinë, në të gjitha rezultatet që janë bërë deri tani. Sepse në rastin konkret, duke qenë në konflikt interesi të hapur Ministri i Brendshëm, do të thotë që asnjëri nga punonjësit e policisë nuk duhej të ishin përfshirë në hetimet e kësaj çështjeje.  Do duhej që të gjitha veprimet het të ishin kryer nga oficerët e policisë gjyqësore, pranë prokurorisë për krimet e Rënda. Prokurori mund dhe të mbahej larg nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.”, deklaroi Lala.

Nëse një prokuror jep dorëheqjen nga një çështje e caktuar, duhet sipas procedurës që Prokuroria e Krimeve të Rënda ose çdo prokurori tjetër, duhet të hedhë short për çështjen. Që do të thotë se Akti i zëvendësimit të Prokurorit, konsiderohet me ligjin e ri një akt i pa…”, thotë më tej gazetarja.

Kjo mund të konfirmohet fare thjesht, duke i hedhur një sy ligjit Nr. 97/2016 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Në nenin 53, thuhet se caktimi përfundimtar i prokurorit të një çështjeje, bëhet me short elektronik. Duke qenë se ligji parashikon hedhjen e shortit, zgjedhja e prokurorit në një mënyrë tjetër përbën shkelje të këtij ligji.

 

Po ashtu, në një udhëzim të firmosur nga Presidenti i Republikës, “PËR SHPËRNDARJEN E ÇËSHTJEVE NË PROKURORI”, kërkohet që hedhja e shortit duhet të jetë e dokumentuar dhe e monitorueshme.

Kujtojmë se për prokurorin e caktuar me urdhër të Prelës,  Gentjan Osmani, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  ka kërkuar shkarkimin e tij ndonëse u konfirmua në detyrë nga KPK. Por me marrjen përsipër të hetimit të ri, kjo pjesë ka dalë nga vëmendja./Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto