Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mat, pasi mbetën të vrarë tre punonjës bashkie dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ndodhi në fshatin Shëlli të Matit ku mbeti i vrarë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. I plagosuri është kolegu i Astrit Hani i cili ndodhet në spital duke marrë mjekim.
Autori ka qëlluar me armë zjarri ndaj 4 të sipërpëmendurve teksa këta të fundi ishin duke ngrënë drekë në një lokal. Sipas të dhënave nga policia autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Kujtim Koxha, i cili është arrestuar nga policia.
Kush është Kujtim Koxha?
Kujtim Koxha është një emër i njohur , pasi ka qenë kryetarë i Partisë Socialiste në Mat deri në muajin Janar. Ai është arrestuar rreth një orë pasi kreu krimin.