Templates by BIGtheme NET

JO shembjes së teatrit, qindra qytetarë, artistë marshojnë drejt Presidencës (VIDEO)

Ashtu siç edhe u njoftua, është zhvilluar sot marshimi i artistëve, qytetarëve drejt Presidencës në lidhje me ligjin e teatrit. Qytetarë, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe artistë marshuan për të kërkuar që të mos shembet godina e Teatrit Kombëtar. Grumbullimi i njerëzve u bë te sheshi i teatrit, për të vazhduar më pas marshimin drejt Presidencës. Qindra qytetarët, artistë ngritën sot zërin për t’i thënë edhe njëherë “JO” shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme presidenti Meta ktheu për herë të dytë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për teatrin. Muajin e kaluar, kryeministri Rama dhe mazhoranca socialiste kanë votuar me 75 vota pro, për prishjen e Teatrit Kombëtar, edhe pse për muaj me radhë, artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile ka protestuar kundër kësaj ideje të dhënies përparësi privatit dhe jo pronës publike.

Opozita e ka kundërshtuar votimin e ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar duke e cilësuar atë si anti-kushtetues dhe si ligj që grabit hapur pronën publike që i përket teatrit dhe ia jep atë kompanisë “Fusha”, që në këmbim të ndërtimit të teatrit të ri kombëtar, do përfitojë tokën publike ku do ndërtohen 7 kulla.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*