Templates by BIGtheme NET

“Meta sot i dha Ramës një shans për të reflektuar për Teatrin Kombëtar”

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Musafaj për rikthimin e ligjit për teatrin nga presidenti Ilir Meta edhe një herë në kuvend është shprehur se ky është  një shans që kreu i shtetit po i jep mazhorancës që të tërhiqet nga projekti i saj.

 

Ish-ministri ka theksuar se kreu i shtetit nuk është përfshirë politikisht në çështjen e Teatrit Kombëtar, por ka mbajtur një qëndrim korrekt ligjor duke treguar problemet kushtetuese që ka shembja e kësaj godine historike.

“Z .Meta ka ditur të ruaj anën parimore dhe të mbaj larg institucionin e Presidencës gjithë kësaj kohe. Presidenti Meta nuk është partizan politik, nuk jam nga ata që mendoj se Meta ka ruajtur këtë ligj për të nxjerr inatet me Ramen. Meta prej kohësh është në pozicionin e tij institucional larg konflikteve”,- shprehet Besnik Mustafaj.

Ish-ministri ka kritikuar dhe qëndrimin e mazhorancës lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se kontrata mes Qeverisë dhe firmës private është një marrëveshje okulte biznesi. “Qeveria dhe Bashkia janë peng i një marrëveshje oklte me biznesin”,- delaroi Mustafaj.

Për paktin detar me Greqinë ai u shpreh se Meta me qëndrimet e tij ka treguar se ka rezerva për paktin që po negociohet mes dy vendeve.

Mustafaj shtoi se qeveria shqiptare nuk po tregohet transparente në këtë marrëveshje.

“Qeveria jonë dhe Bushati nuk janë të qartë në negociatat. Greqia flet me siguri, por Qeveria shqiptare po e vendos presidentin në pozitë të vështirë, pasi nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund të jepte një vendim final”,- deklaroi Besnik Mustafaj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*