Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja me 3 viktima në Mat, zbardhen motivet e vrasjes (Dinamika)


Policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes së Matit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i tretë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta të nxitura nga një debat i nisur në tavolinë ku autori debatoi me një prej viktimave Erzen Aliaj pasi i kërkoi që rruga që po ndërtohej në fshatin Shëlli të shkonte pranë shtëpisë së tij.

Viktima Aliaj dhe autori janë konfliktuar fillimisht pranë lokalit të fshatit, dhe më pas sipas policisë ky konflikt i çastit e ka shtyrë Kujtim Koxhën që të shkojë në shtëpi të marrë armën e zjarrit dhe të qëllojë mbi tre punonjësit e bashkisë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Shëlli të Matit.

Shtetasi Kujtim Koxha, 54 vjeç, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit;

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :
Erzen Aliaj , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit Buci , 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)

Dhe është plagosur rëndë shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.

Nga veprimet proceduriale të kryera ka rezultuar se shtetasi Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth ores 12.30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit .

Në këto moment shtetasi Kujtim Koxha ju ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht shtetasit Erzen Aliaj se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë . Në këtë kohë është çuar nga tavolina shtetasi Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me shtetasin Kujtim Koxha, dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë .

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi shtetasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje te dehur .

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, ku falë një pune të mirëorganizuar nga Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P.Dibër, si rezultat i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar Kujtim Koxha.

Video e arrestimit të Kujtim Koxhës:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *