Templates by BIGtheme NET

Pesë grimasat e Lorenc Vangjelit para provave të Salianjit

Analisti Lorenc Vangjelit, mbrëmjen e kaluar i ka ndryshuar çast pas çasti shprehia e fytyrës, ndërsa shfaqej shumë i tensionuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut njësoj si një natë më parë.

Deputeti Ervin Salianji  publikoi të tjera të dhëna mbrëmjen e kaluar mbi çështjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, i njohur edhe me emrin e ndërruar tashmë në Geron.

Në vazhdën e publikimit të dëshmisë së Fredi Alizotit, kësaj radhe Salianji tha se kampionin e zërit të Agron Xhafajt e kanë marrë oficerët e policisë, vartës të vëllait të tij, ministër i brendshëm.

Po ashtu, Salianji publikoi edhe dokumente që implikonin kryeprokuroren e përkohëshme, Arta Markun.

Mirëpo analisti i ftuar në panel, Lorenc Vangjeli, dukej shumë i stresuar nga gjithë këto publikime njëra pas tjetrës, ndërsa edhe pse i tensionuar tenton të dalë në mbrojtje të Markut. Madje ndryshoi disa herë grimasën e fytyrës. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, grimasa është ‘shtrembërim i pavullnetshëm ose me qëllim i tipareve të fytyrës që shpreh një ndjenjë’.

“Që ta kuptojë ky. Për të bërë raportimin në Kuvend, edhe ajo ka të drejtë të marrë informacion. Edhe publiku kërkon të marrë informacion, por kjo s’do të thotë që ka kopetencë.”, thoshte Vangjeli, një deklaratë të cilën mund ta bënte edhe mjaft i qetë, por nuk ndodhi kështu. Ashtu sikurse edhe në publikimin e dëshmisë së Alizotit, për të dytën radhë, analisti tensionohet ndërsa tenton të dalë në krah të prokurorisë për çështjen Xhafaj. Megjithatë situata këtë radhë duket më e kontrolluar, sesa kur ishte me Mustafa Nanon në krah dhe të gjithë bashkë, replikonin kundër Salianjit. Nanoja siç e ka thënë, është natyrë edhe më pasionante.

Më poshtë renditen disa fotografi, të ndryshimit të mimikave të fytyrës së Vangjelit nga tensionimi./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto