Templates by BIGtheme NET

Protestuesit vlerësojnë Metën, i ktheu Ramës dy herë ligjin për shembjen e Teatrit (Video)

 

Aktivistë në shumtë dhe qytetarë të ndryshëm në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nga shembja ishin mbledhur ditën e sotme në një protestë, edhe pse Presidenti Ilir Meta riktheu sërish në kuvend ligjin që parashikonte shembjen.

Protestuesit janë ndalur fillimisht para godinës së Presidencës, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për vendimin e kreut të shtetit që ktheu ligjin në Kuvend.

Më pas protestuesit kanë marshur drejt kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj që parashikon shembjen e Tearit Kombëtar.

Ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë që sipas tyre duhet të tërhiqet pasi “kjo qeveri ka rënë”. Ndërkohë që kanë falenderuar presidentin Meta që sipas tij mbrojti kulturën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*