Vendosni fjalën kyçe....

Salianji publikon përgjimet për Ballën: Biseda me drejtorin e policisë së Fierit


Deputeti Ervin Salianji ka publikuar sipas tij përgjimet për Taulant Ballën, si ka folur me drejtorin e Policisë së Fierit dhe me persona të tjerë. 

Në dokumentet e publikuara nga Salianji flitet për bisedat mes Alizotit dhe drejtorit të policisë Fier, ku përmendet emri i deputetit të PS Taulant Balla.

Në transkriptin e përgjimit të Prokurorisë, sipas Salianjit Drejtori i Policisë së Fierit përmend disa herë “Taulantin” dhe “shokun nga Librazhdi”.

“XhafajGate! Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare Deri tani kemi parë shumë pak”, shprehet Salianji.

Përgjimet e publikuara nga Salianji:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *