Serbia mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.
Të paktën kështu ka deklaruar ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanovic, sipas medias serbe FoNet.
“Ky hap po merret pasi, për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur levizjen pa viza”- ka thënë Stefanoviç.
Edhe pse ministri serb nuk ka treguar detaje mbi mënyrën se si është bërë ky keqpërdorim, disa media serbe sugjerojnë se kjo masë po zbatohet si reciprocitet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti i një kompanie telefonike.
Vendimi i autoriteteve serbe, pritet të bëhet i ditur në ditët në vazhdim.