Vendosni fjalën kyçe....

Shitja e ilaçeve pa recetë, gjobiten 56 farmaci në Tiranë


Ministria e Shëndetësisë ka nisur kontrollin ndaj farmacive për sa i përket tregtimin e barnave pa recetë.

Sipas Task Forcës të ngritur për këtë arsye, janë kontrolluar deri tani 115 farmaci dhe ndaj 56 prej tyre janë marrë masa për shkelje.

Sipas Ministrisë, aksioni i nisur në Tiranë do vijojë në gjithë vendin, ku do vijojnë kontrollet ndaj farmacive që shesin medikamente pa recetë.

“Intensifikohen kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës  së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin. Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut. Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave. Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik. Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin,  me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *