Vendosni fjalën kyçe....

Tre të vdekur nga breshëria e plumbave në Mat, një i plagosur


Numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Mat ka shkuar në tre. Në spital ka humbur jetën nga plagët e marra edhe Hamit Buçi.

Dy viktimat e tjera janë Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj. Mentor Hoxha ngeli i vrarë në vendngjarje, ndërsa Erzen Aliaj humbi jetën në spital.  I plagosur nga breshëria e plumbave është Astrit Hani i cili është duke marrë mjekim në spital. 

Autori ka qëlluar me armë zjarri ndaj 4 të sipërpëmendurve teksa këta të fundi ishin duke ngrënë drekë në një lokal. Sipas të dhënave nga policia autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Kujtim Koxha, i cili është shpallur në kërkim nga policia. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimave dhe autorit.

Foto nga vendgjarja, marrë nga Ballkan Web 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *