Templates by BIGtheme NET

Uragani i fuqishëm godet Florida-n, shënohet viktima e parë

Një uragan i fuqishëm ka goditur Florida-n, duke shkaktuar shkatërrim dhe viktima. Stuhia e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë zbarkoi dje në rajonin Penhendëll të Floridës.

Uragani i quajtur Michael, goditi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, tokën pranë Plazhit Meksiko, shkruan The Guardian.

Po ashtu është shënuar edhe viktima e parë, një person u vra nga një pemë në rënie në Gadsden County. Ndërsa një grua u godit dhe u dëmtua në gjymtyrët e saj pas një rrëzimi, por gjendja e saj është ende e paqartë.

Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet.

Më shumë se 311,000 shtëpi dhe biznese në Florida, Gjeorgji dhe Alabama janë pa energji për shkak të stuhisë.

Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto