Në prangat e policisë ka rënë autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Mat, ku mbeti i vrarë punonjësi i bashkisë dhe u plagosën tre kolegët e tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shelli të Matit dhe mbeti i vrarë Mentor Hoxha dhe u plagosën Erzen Aliaj, H.Buçi dhe Astrit Hani.
Në prangat e policisë ka rënë Kujtim Koxha si autori i dyshuar.
Njoftimi i policisë:
olicia kap e prangos autorin e ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.