Vendosni fjalën kyçe....

Vriten me armë zjarri tre punonjës të bashkisë Mat, arrestohet kryeplaku i PS-së


Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mat, pasi mbetën të vrarë tre punonjës bashkie dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ndodhi në fshatin Shëlli të Matit ku mbeti i vrarë Mentor Hoxha,  Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. I plagosuri është kolegu i tyre Astrit Hani i cili ndodhet në spital duke marrë mjekim. 

Autori ka qëlluar me armë zjarri ndaj 4 të sipërpëmendurve teksa këta të fundi ishin duke ngrënë drekë në një lokal.  Sipas të dhënave nga policia autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Kujtim Koxha, i cili u arrestua nga policia. 

Mësohet se Koxha pasi është konfliktuar me punonjësit e Bashkisë, është larguar nga lokali, ka shkuar ka marrë armën dhe më pas është kthyer duke qëlluar mbi ta.

Dy verisonet pse ndodhi ngjarja

Shkak për ngjarjen mendohet se ka qenë ndërtimi i një rruge nga ana e bashkisë e cila prekte pronën e Koxhës. Ai ka kërkuar ndërprerjen e punimeve në rrugën që lidh dy fshatra të Njësisë Administrative Lis.

Por nga ana tjetër, bashkia Mat deklaron se ngjarja ka motive të tjera. Sipas tyre, autori ka kërkuar nga punonjësit e Bashkisë të tërheqin mjetet e rënda nga rikonstruksioni i rrugës, pasi një gjë e tillë po bëhej në prag të fushatës zgjedhore.

Kush është Kujtim Koxha?

Kujtim Koxha është një emër i njohur, pasi ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Mat deri në muajin Janar. Ai është arrestuar rreth një orë pasi kreu krimin./Hashtag.al

Foto nga vendi i ngjarjes

Kujtim Koxha, autori i dyshuar i vrasjeve 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *