“Zhduken në Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte të regjistrimeve të bisedave të dëshmitarit të rreme Fred Alizoti, të cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt në krimin e shëmtuar të manipulimit të kallp dishmitarit, mafiozët Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.”
Këtë ka denoncuar së fundmi ish-Kryeministri, Sali Berisha i cili shprehet se faqet që mungojnë janë vjedhur nga mercenarët e bandës kriminale, që sipas tij, janë bërë me urdhër të kryeministrit Rama për t’i shpëtuar demaskimit.
Reagimi i Berishës:
Superskandal ne Prokurori!
Zhduken ne Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte te regjistrimeve te bisedave te deshmitarit te rreme Fred Alizoti, te cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt ne krimin e shemtuar te manipulimit te kallp dishmitarit, mafiozet Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.
Faqet qe mungojne ne nr rendor te faqeve te transkriptuara jane vjedhur nga mercenare te bandes kriminale te qeverise per ti shpetuar ata nga demaskimi i plote i implikimit te tyre ne manipullimin e deshmitarit te rreme Alizoti.
Rikujtoj ketu se operacionet e vjedhjes se dosjeve te dokumentave top sekret madje edhe te gjithe serverit filluan me prokurorine e Durresit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye,krye,krye bandit i narkoshtetit.
Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e te pakten 120 faqeve te bisedave telefonike me Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar te Edvinit, nuk ka asnje hetim dhe askush nuk e di nese ato jane vjedhur sapo kane dale nga serveri i prokurorise, sepse kane qene te shenuara gjate degjimit nga pergjuesi, apo ato u vodhen nga i keqshfrytezuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikes kriminale ne pushtet.
Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shemtuar eshte nje thirrje per te gjithe qytetaret e ketij vendi per te shporrur sa me pare kete klike kriminale, qe ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave me te zeza te policise sekrete hoxhiste. sb