Vendosni fjalën kyçe....

Vrasjet e fundit, Manja: Nuk mund të parandalohen, statistikat flasin për rënie


Deputeti i PS-së Ulsi Manja ka folur në lidhje me gjendjen e kriminatetit në të cilën ndodhet vendi ynë. Për vrasjet e fundit në vend Manja  u shpreh në “Top Talk”, se ato kanë qenë konflikte të çastit dhe është e pamundur të parandalohen.

Sipas tij perceptimi popullor për kriminalitetin është i nxitur nga opozita.

“Statistikat flasin për një rënie të kriminalitetit, ndërsa perceptimi popullor është i nxitur nga opozita. Është shumë i rëndësishëm reagimi i agjencive ligjzbatuese të shtetit dhe jo vetëm në ngjarjen e Bllokut, por edhe atë të Matit, forca e shtetit ka qenë në parametrat e larta”, tha Ulsi Manja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *