“Prokuroria ka marrë përsipër të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza të njëpasnjëshme.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili.
Ai thekson se prokuroria e ka bërë zgjedhjen e saj si antipopull ndërsa paralajmëron se fundi i atyre që veprojnë kundër ligjit dhe popullit, dihet.
“Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj. Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaze e kryeministrit. Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.
Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor. Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit, kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.
Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve. Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet…” – shkruan Vasili në “Facebook”.