Templates by BIGtheme NET

Basha: Thirrja në prokurori është fillimi i fundit të regjimit të Edi Ramës!

“Nuk na tremb, nuk na shantazhon dhe as na impresionon shteti privat i Edi Ramës!”, kështu deklaron pas dëshmisë në prokurori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ishte thirrur për çështjen e dhunës ndaj Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja si dhe kërcënimin për mbyllje të saj nga Rrajët dhe Taulant Balla, sipas dëshmisë së nënkomisarit të Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhut.

“Thirrja në prokurori nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të regjimit të Edi Ramës!

As nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet e shtetit privat të Edi Ramës!”,  theksoi Basha.

Çështja për dhunën ndaj Malokut është në fazë hetimi, ndërsa është arrestuar dhe ka marrë masën arrest me burg Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist.

Balla ka kallëzuar Bashën për kallëzim të rremë dhe fyerje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto