Vendosni fjalën kyçe....

Bashkë me familjarët rrahën bashkëfshataren, kapet 32-vjeçari në Durrës


Është kapur në Durrës 32-vjeçari Algert Koleci, i cili ishte shpallur në kërkim pasi bashkë më atin dhe vëllanë e tij dhunuan me mjete të forta një grua pas një sherri për motive pronësie në Manëz.

Po kështu në pranga ka rënë edhe një i mitur, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë një 20-vjeçar në qytetin bregdetar pas një sherri për motive të dobëta.

“Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim. Policia lokale ndalon dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim. Njëri prej shtetasve të ndaluar dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2018  në  fshatin Armath, Manëz. Shtetasi tjetër dyshohet si një nga autorët për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2018, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar ) kanë tentuar të vrasin një 20 vjeçar.

Efektivet për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e  Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale,  në zbatim të planit për kapjen e personave në kërkim kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:

  • Algert Koleci 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz;
  • J.D. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi Algert Koleci dyshohet se më datë 23.09.2018 në bashkëpunim me  vëllain e tij,  shtetasin Admir Koleci ( i ndaluar) dhe më babin e tij, shtetasin M.K. (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018 ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi, mbajtja  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78/1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *