Vendosni fjalën kyçe....

Brenda 24 orëve 5 të vrarë, policia e Xhafajt: Nuk po bëhet nami, s’janë raste përfaqësuese


 

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona të cilët janë vrarë. Mesditën e djeshme u trondit opinioni publik me vrasjen e trefishtë në Mat. Pak orë më vonë, në mbrëmje u raportua se një 13-vjeçare kishte humbur jetën nga plumbat. Po kështu mbrëmjen e së enjtes u vra në banesën e tij në Yzberisht një 30 vjeçar.

Por policia e Xhafajt ende flet për siguri publike dhe deklaron se vrasjet e fundit në vend duke përfshirë edhe atë në ish-bllok pak javë më parë, nuk janë raste përfaqësuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri.

Vrasja e trefishtë në Mat

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e djeshme Mat, pasi mbetën të vrarë tre punonjës bashkie dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ndodhi në fshatin Shëlli të Matit ku mbeti i vrarë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. Ndërsa i plagosur ngeli kolegu i tyre Astrit Hani. 

Autori qëlloi me armë zjarri ndaj 4 të sipërpëmendurve teksa këta të fundi ishin duke ngrënë drekë në një lokal.  Sipas të dhënave nga policia autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Kujtim Koxha, i cili u arrestua nga policia. Mësohet se Koxha pasi është konfliktuar me punonjësit e Bashkisë, është larguar nga lokali, ka shkuar ka marrë armën dhe më pas është kthyer duke qëlluar mbi ta.

Vdekja e 13-vjeçares në Babrru 

Një 13-vjeçare me iniciale  K.B ndërroi jetë nga plumbat. Ende ngjarja nuk është e zbardhur por policia ka njohftuar së fundmi se e mitura K. B  dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Vrasja e 30-vjeçarit në Yzberisht 

Holti Hajdari u grabit dhe qëllua për vdekje në banesën e tij. Ngjarja e rënda u shënuan në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit. Ka dyshime se autori një 25-vjeçar me iniciale M.Sh. u përlesh me viktimën për ti marrë paratë që i kishte sjellë i ati nga Greqia./ Hashtag.al 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *