Templates by BIGtheme NET

Chelsea i çon tifozët problematikë për t’i edukuar në… Auschwitz

Ekipi anglez i Chelsea do i dërgojë tifozët racistë në një udhëtim edukativ në kampin e vdekjes gjatë kohës së nazizmit në Auschwitz, Poloni, si pjesë e masave për të goditur anti-semitizmin.

Tifozët e përfshirë në veprimtari raciste, duke përfshirë këtu këngë anti-semitike, do u jepet një mundësi korrigjimi duke i çuar në një udhëtim edukativ në kampet e vdekjes, në mënyrë që të shmangin dënimin që do i pengonte nga vajtja në stadium për për të ndjekur ndeshjet e Premierligës.

“Nëse ju i ndaloni njerëzit, nuk do e ndryshoni kurrë sjelljen e tyre”, tha kreu i klubit londinez, Bruce Buck, citon “ The Sun”.

“Kjo politikë u jep atyre mundësinë për të kuptuar atë që kanë bërë, duke bërë që të përmirësohen”, shtoi ai.

Auschwitz, simbol i terrorit dhe genocidit, ishte kampi më i madh i vdekjes i ndërtuar që u përdor nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai u krijua në vitin 1940 në periferi të qytetit polak Oswiecim dhe u shndërrua shpejt në një rrjet të kampeve të tmerrshme të përqendrimit, ku më shumë se një milion njerëz u shfarosën në dhomat e gazit ose vdiqën nga uria ose puna e rëndë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto