Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan liron pastorin që shkaktoi luftë diplomatike mes Turqisë dhe SHBA-së


Turqia ka liruar nga burgu pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili prej dy vitesh mbahej i burgosur në këtë shtet për terrorizëm, që prej trazirave të dhunshme të 2016. Situata e tensionuar gati 2 vjeçare mes SHBA dhe Turqisë mesa duket ka filluar të qetësohet.

Brunson, arrestimi i të cilit nxiti mosmarrëveshje diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s, ka hedhur poshtë akuzat e spiunazhit dhe terrorizmit dhe e mbrojti fuqishëm pafajësinë e tij. 

Kush është Andrew Brunson?

Andrew Brunson është një prift protestant që ka shkaktoi përçarje mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Më 1993 ai mbërriti nga SHBA në Turqi, ku punoi tërë kohën.  

Por në fund të vitit 2016 ai u arrestua në valën e arrestimeve pas puçit të dështuar kundër Erdoganit. Edhe bashkëshortja e Brunsonit u mbajt disa ditë nën masa arresti.

SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare janë të mendimit se këto akuza janë të pabaza. Brunson ka pranuar se kohë pas kohe ka udhëtuar edhe në zonat e banuara me kurdë, por atje është kujdesur për refugjatët. Nuk  ka asnjë dëshmi që ai ka qenë pjesë e përpjekjeve për rrëzimin e regjimit të Erdoganit. Brunson pohon se është i pafajshëm dhe se kurrë nuk ka lejuar që politika të futet në kishën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *