“MoveOn.org”, një grup i financuar nga miliarderi Xhorxh Soros, ka nisur një peticion të sponsorizuar nga një tjetër grup i mbështetur po nga Soros, duke pretenduar se votuesit e Floridës “mund të jenë të pafuqishëm” nëse shteti nuk e zgjat afatin kohor për regjistrimin e votuesve të rinj.
“Ne duhet të vëmë në qendër të vëmendjes kombëtare, në këtë krizë të të drejtave të votimit – sepse nuk mund të lejojmë që ndonjë votues i ligjshëm, të humbasë të drejtën për t’u dëgjuar në demokracinë tonë”, thuhet në peticion,
Peticioni në fjalë paralajmëron se votuesit mund të heshtin nëse afati nuk zgjatet, duke përdorur si argument gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të Floridas. Edhe pse në fakt, afati i fundit për t’u regjistruar, ishte një ditë para se të godiste uragani në Florida.
Ky peticion u sponsorizua nga ‘Common Cause’, që e përshkruan veten si një organizatë bazë, e përbërë nga “më shumë se 1 milion amerikanë të fuqishëm, të patrembur dhe të zakonshëm që punojnë së bashku për të ndërtuar një demokraci që punon për të gjithë “.
Ashtu sikurse edhe MoveOn.org, edhe ‘Common Cause’ financohet nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Sorosit.
Edhe pse afati përfundoi një ditë para goditjes së uraganit, në kërkesën e “MoveOn.org” pretendohet se Uragani Michael “do të pengojë votuesit në Florida, të kenë qasje në shërbime apo dokumentacionin që u duhet të regjistrohen për të votuar”. Ndërkohë që afati ka përfunduar, pa nisur urganani.
Partia Demokratike e Floridas paraqiti një padi federale duke i kërkuar shtetit të zgjasë afatin e regjistrimit të votuesve, së paku për një javë. Kjo pavarësisht nga aftësia e qytetarëve të Floridas për t’u regjistruar në internet në çdo vend, edhe pse stuhia nuk ka ndikim në të gjithë shtetin.
Nga ana tjetër, Blaise Ingoglia, kryetare e Partisë Republikane të Floridës deklaroi se zgjatja e afatit do të lejonte votuesit e rinj në juridiksionet e rënda demokratike, të paprekura nga stuhia, për t’u regjistruar në afatin e fundit të shtetit.
“Është absolutisht e dënueshme që demokratët e Floridës duan të luajnë lojëra politike në prag të një stuhi potencialisht shkatërruese dhe të shpenzojnë paratë e taksapaguesve duke paraqitur këtë padi,” akuzoi më tej Ingoglia.
Sipas një analize të “Florida Times-Union”, demokratët fituan avantazh mbi republikanët në regjistrim gjatë dy muajve të fundit.
John Tupps, një zëdhënës i guvernatorit të Floridës, Rick Scott, tha para mbylljes së regjistrimit se “guvernatori beson se çdo votues i kualifikuar duhet të jetë në gjendje të regjistrohet për të votuar dhe qytetarët mund të shkojnë online tani për ta bërë këtë. Në fakt, gati 10,000 njerëz janë regjistruar për të votuar në internet që nga mesnata “.
Ndërsa Andrew Gillum, kandidati i Gubernatorisë Demokratike të Floridës, kërkoi zgjatjen e afatit. “Unë mendoj se ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të zgjeruar regjistrimin tek njerëzit, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se shumica e njerëzve po përpiqen të largohen nga këto zona. Ata nuk po mendojnë për regjistrimin e votuesve”.
Përveç financimit nga Soros, “MoveOn.org” është financuar gjithashtu nga Fondacioni Tides, një organizatë e majtë, e cila ka marrë donacione nga Soros dhe ka bashkëpunuar me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Sorosit.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Breitbart.com