Vendosni fjalën kyçe....

“Je shpifës, pse s’është dënuar asnjë me pushtet?”, Rama- qytetarit: Pyetje e lodhur (DEBATI)


Kryeministri Edi Rama në statusin e fundit që ka bërë në Facebook deklaroi se çdo pushtetar që bën shpifje ndaj PS-së do të paditet në gjykatë. 

Por menjëherë kanë vërshuar komentet nga ana e ndjekësve të tij, të cilët i theksojnë se deri më sot nuk është dënuar asnjë person me pushtet edhe pse ky i fundit ka bërë shumë akuza. Sipas qytetarit edhe Rama është shpifës. 

“Deri sot nuk ka Shqipëria në historin e saj që të dënohen njerëz të pushtetit.!! Edhe ti quhesh shpifes sepse shume akuza bëje kur ishe në opozit dhe asnjë i denuar,?! Per këte ke ndonjë pergjigje.”, i shpehet qytetari Ramës. 

Kryeminsitri i fjali duke i thënë se kjo është një pyetje e lodhur. “Pyetje e lodhur shume kjo Emirjan, sepse per denimet nuk pyetet kryeministri, as qeveria dhe as partia, po Drejtesia!”, shkruan Rama. 

Më tej në debat Rama thekson se po luton shumë që të vihet drejtësia në vend. 

DEBATI:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *