Tre persona kanë hipur në tarracë dhe kërcënojnë se do të hidhen në shenjë proteste për të ndaluar shembjen e një banese dykatëshe ku banojnë tre familje në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.
Shkak i kësaj situate, janë konflikte dhe pretendimet për pronën.
Ndërkohë 3 fadroma ndodhen te ndërtesa 3-katëshe, të cilat kanë për qëllimi shembjen e godinës.
Në një video të publikuar nga Fax News shihet se banorët e shtëpisë refuzojnë largohen. Në vendngjarje vihet re edhe prania e policisë dhe ambulancave.