Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kombeve/ Kroacia barazon me Anglinë, Belgjika fiton ndaj Zvicrës


U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshje në Ligën e Kombeve. Sfida mes Kroacisë dhe Anglisë, e cila u luajt pa tifozë, u mbyll në një barazim pa gola.

Belgjika mundi me një dopietë të Lukakut Zvicrën. Golat u shënuan vetëm në pjesën e dytë të takimit, ku në të 58-tën, sulmuesi i Junajtid zhbllokoi shifrat, por më pas ishte Gavranoviç ai që barazoi në të 76-tën.

Në takimet e tjera, Greqia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Hungarisë, ndërsa edhe Austria pati të njëjtin rezultat ndaj Irlandës së Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *