Templates by BIGtheme NET

Melania Trump: Unë jam personi më i prekur në botë nga bullizmi

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump ka treguar se e ka filluar fushatën “anti-cyberbullying”, në shqip “kundër-talljes online” sepse ajo e konsideron veten si personin më të dhunuar në botë në rrjet.

Në një intervistë për “ABC News”, zonja Trump tha: “Do të thosha që unë jam personi që vuan më shumë nga bullizmi në botë. Këtë e kupton kur dëgjon se çfarë njerëzit po thonë për mua.”

Po ashtu, Melania Trump thotë se gratë që bëjnë akuza për abuzime seksuale, duhet të paraqesin prova të forta për ta vërtetuar atë gjë dhe mos të bëjnë akuza të rreme.

“Unë qëndroj mbrapa këtyre grave, mirëpo duhet të kemi faktet. Sepse nganjëherë media shkon shumë larg dhe mënyra se si ato paraqesin disa tregime, që nuk janë të sakta. Nuk është e drejtë”, shtoi Melania Trump.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto